TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrsë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Qytetarët kanë intensifikuar aksionin e tyre pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë gjatë protestës së sotme para Parlamentit dhe gjatë marshimit kanë brohoritur në kor “Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë”.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi.




