VENEZUELË- Një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Venezuelë, tetë ditë pasi mbeti i bllokuar nga tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin. Hernán Gil u shpëtua pas një operacioni që zgjati më shumë se 100 orë, ku morën pjesë ekipe të kërkim-shpëtimit nga disa vende.
Sipas raportimeve të huaja, Gil ndodhej nën rreth 140 ton rrënoja, por arriti të mbijetojë falë ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës. Ai u gjet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe u transportua për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, bilanci i tërmetit vijon të jetë i rëndë, me rreth 2,300 viktima të konfirmuara dhe dhjetëra mijëra persona që rezultojnë ende të zhdukur.




