Radhë kilometrike dhe temperatura të larta/ Bie sistemi i doganës greke, qytetarët në pritje prej 3 orësh në Kapshticë

KAPSHTICË- Një radhë e gjatë pritje është shënuar ditën e sotme në Kapshticë, pasi sistemi i doganës greke ka rënë dhe nuk ka funksionuar për rreth tre orë. Kjo ka shkaktuar vonesa për qytetarët dhe udhëtarët që hyjnë apo dalin nga shteti grek përmes Kapshticës.

Defekti në sistemin e palës greke ka sjellë bllokimin e përkohshëm të procesit të kontrollit, ndërsa qytetarët kanë bërë me dije së po presin prej më shumë se tre orësh. Kaosit i shtohen edhe temperatuarat e larta, të cilat arrijnë deri në 30 gradë Celsius. Udhetarët kanë deklaruar se nuk kanë marrë sqarime zyrtare nga autoritetet greke lidhur me shkakun e problematikës apo kohën e rikthimit e saj në normalitet.