Mrekulli në Venezuelë, 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

Videoja e publikuar nga Mbrojtja Civile e Jordanisë tregon operacionin dramatik të shpëtimit të djalit, i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja.

Videoja tregon punonjësit e shpëtimit duke nxjerrë me kujdes fëmijën dhe sapo e nxjerrin atë nga rrënojat shëndoshë e mirë, shpërthejnë në brohoritje dhe duartrokitje.

Menjëherë më pas, fëmija u transferua në një ambulancë për t’u dërguar në spital dhe për t’iu nënshtruar analizave të nevojshme mjekësore.