VENEZUELË- Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 32 orë pasi dy tërmete shkatërruan Venezuelën. Videoja e siguruar nga AFP tregon ekipet e shpëtimit duke punuar nën dritat e prozhektorëve mbi një grumbull rrënojash dhe duke e nxjerrë foshnjën nga grumbulli i dherave në qytetin më të goditur të vendit, La Guaira.
Pamjet filmike tregojnë momentin kur persoant e ekipit të shpëtimit ia japin në dorë njëri-tjetrit foshnjën, të mbështjellë me një batanije, ku më pas e pastrojnë me kujdes me peceta. Foshnja, vetëm 18 ditëshe, doli e padëmtuar nga rrënojat pasi qëndroi e bllokuar për 32 orë. Ndërkohë e ëma e e foshnjës u shpëtua një orë më vonë.
Të paktën 920 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Richter që goditën veriun e vendit të mërkurën, duke lënë më shumë se 50,000 të zhdukur.
Rescuers pulled a mother and her newborn baby to safety after they survived more than 24 hours trapped beneath the debris following the powerful earthquake in Venezuela. pic.twitter.com/id5FD7d5Jz
— Massimo (@Rainmaker1973) June 27, 2026




