Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Paulesh, ku një automjet tip “Golf” është përplasur me një autobot.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduara dy pasagjere, bashkëshortja dhe nëna e drejtuesit të automjetit. Të dyja janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka dhënë ndihmën e parë dhe ka bërë të mundur normalizimin e qarkullimit në segmentin ku ndodhi aksidenti. Ndërkohë, janë kryer edhe veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.
Hetimet paraprake po vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme të palëve të përfshira.





