Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

TIRANË- Protestuesit kanë mbylluar fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin e tyre. Nën thirrjet “Nesër më shumë”, ata kanë mbyllur ditën e 24-të të revoltës së tyre.

Organizimi i tyre nisi në orën 19:00 në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa më pas ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para godinës qeveritare, ndërsa kërkuan njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.