Tentoi të vrasë gruan duke i vënë flakën, arrestohet 69-vjeçari në Elbasan

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka troinditur ditën e sotme qytetin e Elbasanit ku një 69-vjeçar ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij dhe i ka vënë flakën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta ndërkohë që 67-vjeçarja e dëmtuar po merr mjekimet e nevojëshme në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 69-vjeçarin, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.