Aksidenti tragjik në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë! Benz-i përplas biçiklistin

LUSHNJË- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Lushnjë-Tiranë, në afërsi të urës mbi lumin Shkumbin. nMësohet se, një automjet tip “Benz”, me targa AB797FZ, është përplasur me një biçiklist, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima, identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur për autoritetet, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, Policia ka bllokuar përkohësisht qarkullimin në drejtim të Tiranës.

Nga të dhënat paraprake të grupit hetimor, dyshohet se viktima ka qenë duke lëvizur në mes të aksit rrugor. Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesit të mjetit për ta devijuar automjetin, përplasja ka qenë e pashmangshme.