Skënder Nika, 55-vjeçari i cili u dhunua së bashku me gruan e tij, Bardhe Nika në fshatin Arst të Fushë Arrëzit ka treguar momentet e tmerrit kur persona ende të paidentifikuar i kanë ndaluar dhe i kanë dhunuar.
Në një prononcim për mediat, Nika u shpreh se personat u prezantuan si efektivë policie dhe njëri prej tyre mbante automatik, ndërsa të tjerët kishin shkopa druri.
“Më thanë ndalo policia u ula në tokë. Njeri kishte automatikë, 3-4 të tjerë kishin shkop druri. Ikën nga unë dhe më pas në rrugë gjetën gruan time. Ajo kuptoi se çfarë më ndodhi edhe erdhi të më ndihmojë, por e kapën në rrugë”, tha ai.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.06.2026, rreth orës 08:00, në fshatin Arst, në rrugë, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasit S. N., 55 vjeç dhe B. N., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Arst.
Si pasojë, dy shtetasit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.




