PLAS SHERRI NË GJKKO! Të akuzuarit për vr*asjen e Renis Dobrës rr*ihen brenda në kafazit të xhamit, ndërhyn policia

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën brenda ambienteve të GJKKO-së, ku gjatë seacës gjyqësore ku të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës janë konfliktuar fizikisht.

Sherri ka ndodhur mes të pandehurit Petrit Çakraj dhe vëllezërve Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj.

Ata kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për ti ndarë.

Ata akuzohen për për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit Renis Dobra. Ende nuk dihen shkaqet e zënkës së tyre, ndërsa seanca ka qenë pa praninë e mediave.

Si ndodhi vrasja e Renis Dobrës:

Policia ka zbardhur vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet buzë liqenit të Shkopetit.

Hetimet kanë çuar në identifikimin e katër autorëve të dyshuar: Petrit Çakrri dhe tre vëllezërit Bushgjokaj – Fatjon, Kristi dhe Aleksandër.

Sipas burimeve hetimore, Dobra dyshohet se është mbytur me litar, pas një konflikti të lindur për prishje pazari në trafikun e drogës.