TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”. Fillimisht ata u mblodhën në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa më pas nisën marshimin e tyre drejt godinës qeveritare.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Edhe ditën e sotme numri i protestuesve paraqitet i lartë./




