Humbja e pestë radhazi! Luksemburgu fiton në “Air Albania”, Shqipëria e Maran zhgënjen sërish

TIRANË, 6 qershor 2026 – Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur 0–1 nga Luksemburgu në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me një rast të parë serioz me Qazim Laçin, por mesfushori nuk arriti të konkretizojë një top të ardhur nga krahët.

Në minutën e 9-të, Luksemburgu kaloi në avantazh pas një gabimi në mbrojtjen shqiptare, me Danel Sinanin që shënoi me një goditje tokazi, duke e dërguar topin në rrjetë.

Shqipëria reagoi në vazhdim me tentativa nga Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami, por pa arritur të gjejë golin e barazimit në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, pavarësisht rritjes së presionit dhe disa ndryshimeve nga stoli, kuqezinjtë nuk arritën të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes, ndërsa Luksemburgu administroi avantazhin deri në fund.

Kjo përballje shënon humbjen e dytë radhazi për trajnerin Rolando Maran në krye të Kombëtares, pas disfatës ndaj Izraelit pak ditë më parë. Vëmendja e ekipit kombëtar tashmë spostohet te ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.