Makinat përplasen kokë më kokë, tre të plagosur

FIER, 6 qershor 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Liqenit”.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete tip “Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre një nga drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ngjarja ka sjellë bllokim të qarkullimit në zonë për disa minuta.