SARANDË- Një 51-vjeçar, i identifikuar si Albert Çobani, është paraqitur në spitalin e Sarandës rreth orës 04:00 të mëngjesit me plagë thike në mushkrinë e majtë.
Mësohet se, pasi mori trajtimin fillestar, ai është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar për shkak të gjendjes së tij të rëndë. Autoritetet policore po punojnë për të zbardhur dinamikën e incidentit.




