DELVINË- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në zonën e Fushë Vërrisë, në aksin Kardhiq-Delvinë, duke lënë pas një viktimë dhe tre persona të lënduar.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet me targa AA 246 RC, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, dhe një mjet tip “Audi” me targa AB 558 XR, i cili ka pësuar dëmtime të rënda.
Forcat e policisë, autoambulancat dhe zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendngjarje.Ndërsa, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti fatal.




