Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kaninës në Vlorë. Mësohet se automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë drejtuesin nga automjeti, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda tij.
Gjithashtu policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.




