Aksident tragjik gjatë natës në Lushnjë: Humb jetën 43-vjeçari te rrethrrotullimi i Plonit
LUSHNJË – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:30, te rrethrrotullimi i njohur si “Rrethrrotullimi i Plasmasit”.
Viktima e këtij aksidenti është identifikuar si shtetasi Ernis Xhumari, 43 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Vogël.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pamjeve filmike, goditja ka qenë jashtëzakonisht e fortë. Automjeti që drejtohej nga 43-vjeçari ka dalë nga rruga, duke u përplasur fillimisht me ishullin e trafikut (rrethrrotullimin) dhe më pas është përmbysur, duke u shkatërruar plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake nga terreni, si pasojë e plagëve të rënda të marra, drejtuesi i mjeteve ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, përpara se t’i jeplej ndihma e parë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor. Nga hetimet e para, dyshohet se shkak kryesor për këtë aksident fatal të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e cila ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin mbi mjetin.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë.




