Përplasen dy makina, njëra varet në pemë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e quajtur Boçevë. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur dy persona.

Siç shihet edhe në pamje njëra nga makinat ka ngelur e varur në pemë. Ndërkohë njëri nga të plagosurit është nisur në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri në spitalin e Bulqizës. Sakaq, polica ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit./