EMRI/ I dha fund jetës me armën e shërbimit, kush ishte 42-vjeçari punonjës i Gardës

Punonjësi i Gardës së Republikës, i cili u gjet pa shenja jete mëngjesin e 27 majit 2026 në banesën e tij në Rrugën e Dibrës, është identifikuar si Albert Gadica, rreth 42 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, dyshohet se 42-vjeçari i ka dhënë fund jetës në banesë, duke përdorur armën e shërbimit.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 07:05, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet hetimore për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.