U arrestua për ngacmim sek*sual ndaj 21-vjeçares, shtrohet në spital kirurgu në Korçë

Kirurgu që u arrestua për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje në Korçë, N.N mësohet se ndodhet në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas informacioneve, mjeku ka pasur më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit, ku është dërguar në urgjencë për kontroll.

Pas vizitës dhe kryerjes së EKG-së, ka rezultuar se ai ka probleme kardiake, ndërsa mjeku kardiolog ka vendosur që N.N të mbahet i shtruar në spital.

Kirurgu po mbahet nën monitorim mjekësor, ndërsa pritet të vendoset në vijim edhe për masën e sigurisë që ishte caktuar për ditën e nesërme, nëse do të zhvillohet në ambientet e spitalit.