Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë nisur procedim penal ndaj dy shtetasve për vepra të ndryshme.
Një 24-vjeçar, me inicialet E. H., dyshohet se ka kanosur me fjalë nënën e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërsa një 53-vjeçar, me inicialet F. H., dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me një shtetas 72-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.











