Dy aksidente rrugore janë regjistruar në qarkun e Elbasanit, duke shkaktuar disa të lënduar dhe nisjen e procedimeve penale ndaj drejtuesve të mjeteve.
Në aksin “Librazhd–Prrenjas”, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. Ç., 41 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin S. M., 55 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi A. Ç. dhe dy pasagjerë.
Ndërkohë, në aksin “Peqin–Elbasan”, një 23-vjeçar, me inicialet R. K., është përplasur me një kamion. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar ai dhe tre pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.











