Konsultimet për buxhetin në Elbasan pa njoftime publike: Sa transparent është procesi?

Bashkia e Bashkia Elbasan ka nisur konsultimet me qytetarët për buxhetin afatmesëm, një proces që në thelb synon të përfshijë komunitetin në vendimmarrje dhe të reflektojë prioritetet reale të qytetit. Megjithatë, mënyra se si po zhvillohet ky proces ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe gjithëpërfshirjen.

Sipas informacioneve zyrtare, takimet me qytetarët kanë filluar dhe po vijojnë në zona të ndryshme të qytetit dhe njësive administrative. Por ndryshe nga praktikat e rekomanduara për konsultimet publike, qytetarët nuk po gjejnë njoftime të qarta mbi datat, oraret dhe vendet e zhvillimit të këtyre takimeve në kanalet zyrtare të komunikimit të bashkisë. Nga një verifikim i bërë në rrjete sociale nuk ka një njoftim të dukshëm për këtë konsultim.

Informim “nga brenda”, jo publik

Burime nga komuniteti bëjnë me dije se njoftimet për pjesëmarrje në këto takime po shpërndahen kryesisht përmes stafit të rajoneve dhe njësive administrative. Kjo formë komunikimi konsiderohet e kufizuar, pasi nuk garanton që informacioni të arrijë tek të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë por rrezikon te kthehet në një proces i njëanshëm partiak.

Ndërkohë, në rrjetet sociale zyrtare të bashkisë dhe të drejtuesve vendorë mungojnë njoftime të detajuara për kalendarin e konsultimeve. Kjo krijon një hendek mes procesit që zhvillohet në terren dhe aksesit të publikut të gjerë për të marrë pjesë.

Transparenca në letër dhe në praktikë

Konsultimi publik për buxhetin është një nga instrumentet kryesore të demokracisë vendore. Ai synon të sigurojë që qytetarët të kenë mundësi reale të shprehin nevojat dhe prioritetet e tyre për investimet publike. dhe jo të shërbejnë si forume propagande politike.