Më datë 27.04.2026, në Spitalin Rajonal Elbasan është paraqitur për mjekim shtetasi egjiptian M. M., 24 vjeç.
Dyshohet se ai është dëmtuar aksidentalisht pas një rrëshqitjeje në ambientin e punës. Pasi mori ndihmën mjekësore, ai u largua në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













