Aksident tragjik me 1 të vdekur e 4 të plagosur në aksin “Elbasan–Librazhd”, arrestohet drejtuesi i mjetit

Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. M., 26 vjeç, banues në Pogradec. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen, pasi automjeti që drejtonte u përplas me një mjet me targa kineze, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të këtij të fundit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.