Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person.
Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.













