Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare ‘Toptani’

TIRANË- Një alarm për bombë është dhënë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë minutat e fundit. Bëhet me dije se informacioni është dërguar përmes një emaili, ndërsa pas marrjes së këtij informacioni godina është evakuuar.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Ndërkohë që pritet ndërhyrja e njësive speciale për kontroll të detajua.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.