E ftuar në emisionin S’e Luan Topi, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka folur hapur për jetën e saj personale dhe eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë intervistës, ajo është ndalur edhe te presioni dhe komentet që ka marrë për moshën dhe statusin familjar, duke theksuar se shpesh gjykohet padrejtësisht nga opinioni publik.
Demollari ka treguar me emocione të forta dëshirën e saj për të qenë nënë, duke e cilësuar si një ëndërr të madhe personale, por edhe një rrugëtim që nuk ka shkuar gjithmonë siç e kishte menduar.
Ajo ka rrëfyer se në një marrëdhënie të mëparshme, e cila ishte drejt martesës, çifti kishte tentuar për një kohë të gjatë të bëhej prind, por pa sukses.
“E kemi dashur shumë një fëmijë, por nuk ndodhi,” është shprehur ajo, duke treguar se kjo situatë ka sjellë vështirësi dhe tensione në çift, deri në ndarje.
Edisa ka shtuar se kanë kaluar momente të dhimbshme, përfshirë edhe pritjen e rezultateve negative të testeve të shtatzënisë, pavarësisht dëshirës së madhe për të krijuar familje.
Ajo theksoi se nuk është diçka që kontrollohet lehtë nga njeriu dhe se në fund, disa gjëra i vendos jeta.













