Bëhet me dije se forcat operacionale, së bashku me përfaqësues të DAPI-t, kanë mbërritur rreth 20 minuta më parë në institucionin e vuajtjes së dënimit.
VLORË- Forcat Operacionale kanë ndërmarrë një aksion ditën e sotme në paraburgimin e Vlorës. Mësohet se po kryhen verifikime të imtësishme brenda ambienteve të paraburgimit.
Bëhet me dije se forcat operacionale, së bashku me përfaqësues të DAPI-t, kanë mbërritur rreth 20 minuta më parë në institucionin e vuajtjes së dënimit. Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me operacionin dhe sekuestrimet që u janë bërë personave në paraburgim.













