Një aksident u regjistrua mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”. Automjetet e drejtuara nga shtetasit A. B., rreth 28 vjeç, dhe L. R., 53 vjeç u përplasën mes tyre në afërsi të fshatit Mjek¥s.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi A. B. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa L. R. ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak-Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi A. B., ndërsa është dëmtuar shtetasi L. R., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.













