Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e se premtes në aksin Elbasan–Cërrik, në fshatin Mjekës.
Ne aksident janë përfshirë dy automjete, një “Benz” me targë AA170SR dhe një “Volkswagen Caddy” me targë AA968VM. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi A. B., ndërsa është dëmtuar shtetasi L. R., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.













