Motori përplaset me një kamion, humb jetën drejtuesi

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit, para komisariatit në Tiranë, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Mësohet se në aksident është përfshirë një kamion dhe një motor, ku drejtuesi i motomjetit ka gjetur vdekjen në vend, si pasojë e plagëve të marra.

Viktima dhe autori nuk janë identifikuar ende, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./