U shembi HEC Banjë shtëpitë, banorët e Kodër Zgjup në Gramsh protestojnë për dëmshpërblime

GRAMSH – Rreth 20 familje nga fshati Kodër Zgjup protestuan përpara Bashkia Gramsh, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e dëmtuara.

Me pankarta në duar, banorët denoncuan zvarritjen prej gjashtë vitesh të çështjes së tyre nëpër institucione, duke theksuar mungesën e një zgjidhjeje konkrete.

Sipas protestuesve, dëmtimet në banesa janë shkaktuar nga rrëshqitjet e tokës, të cilat, sipas tyre, erdhën si pasojë e ndërtimit të Hidrocentrali i Banjës. Për shkak të kësaj situate, ata shprehen se prej vitesh janë detyruar të jetojnë me qira.

Banorët akuzojnë ish-drejtuesit vendorë për trajtim selektiv, duke pretenduar se një pjesë e familjeve janë dëmshpërblyer, ndërsa të tjerat janë përjashtuar nga skema.

Sipas tyre, kërkesat drejtuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë përgjegjëse për ndërtimin e hidrocentralit nuk kanë marrë përgjigje deri më tani.

Protestuesit paralajmërojnë se, në mungesë të një reagimi institucional, do të përshkallëzojnë protestën duke e zhvendosur në Tiranë, përpara institucioneve përgjegjëse.