Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Peqin–Elbasan”, ku një këmbësore ka mbetur e plagosur.
Shtetasi Y. S., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasen V. R., 58 vjeçe. Si pasojë, ajo ka pësuar dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.













