Konflikt në Cërrik, 53-vjeçari procedohet për dhunë fizike

Një rast dhune është regjistruar në Cërrik, ku specialistët për Hetimin e Krimeve kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit F. S., 53 vjeç.

Ky i fundit dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 59-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e konfliktit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.