Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet maksimale të shitjes për naftën dhe benzinën, duke synuar lehtësimin për konsumatorët pas uljes së akcizës dhe TVSH-së.
Sipas vendimit:
Nafta: Çmimi me pakicë nuk duhet të kalojë 224 lekë/litër, ndërsa me shumicë 212 lekë/litër.
Benzina: Çmimi me pakicë vendoset në maksimum 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë 169 lekë/litër.
Kjo ulje vjen pas vendimit për të ulur akcizën me 20% dhe TVSH-në me rreth 9.5 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, datë 3 prill 2026, në orën 20:00 dhe do të qëndrojnë deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Bordi tërheq vëmendjen e operatorëve të shitjes me pakicë dhe shumicë për respektimin e këtyre çmimeve. Në rast shkeljesh, aktiviteti i operatorëve mund të pezullohet.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e parimeve të konkurencës së ndershme në treg.













