Elbasan/ Ekzekutohet vendimi i gjykatës, 56-vjeçari dërgohet në burg

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Elbasan kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës për zëvendësimin e masës së sigurisë për shtetasin N. B., 56 vjeç.

Masa “Arrest në shtëpi” është zëvendësuar me “Arrest në burg”, pasi 56-vjeçari është dënuar më datë 25 mars 2026 me 2 vite burgim për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 muaj burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Elbasanit, për veprime të mëtejshme.