Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës, shoferi shpëton mrekullisht

GRAMSH- Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit të Gramshit. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin teksa po kalonte mbi urë dhe ka rënë në liqenin e Banjës, duke përfunduar i zhytur në ujë. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit u nxorr në kohë nga uji dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë apo kushteve të rrugës