Tiranë, 24 Mars 2026 – Përtej dokumenteve dhe kronikave zyrtare, ekziston një botë e fshehtë e organizatave sekrete, të cilat për shekuj kanë vepruar larg syve të publikut dhe kanë ngjallur kureshtje, spekulime dhe legjenda.
Disa prej këtyre shoqërive kanë lënë gjurmë të vërteta në histori, ndërsa të tjera janë mbështjellë nga misteri dhe mitologjia. Mes tyre:
- Esenët – Një komunitet i fshehtë i botës së lashtë, i njohur për disiplinën shpirtërore dhe aftësitë e shërimit. Dorëshkrimet e Kumranit i dhanë atyre famë ndërkombëtare.
- Beati Paoli – Vëllazëri sekrete siciliane e shekullit XVIII-XIX, e lidhur me legjendën e Cosa Nostras dhe me një histori të mbështjellë në mister dhe hakmarrje.
- Kalorësit e Apokalipsit – Sekt fanatik dhe i fshehtë që pretendonte mbrojtjen e Kishës Katolike nga Anti-Krishti, i njohur për aktivitetin e tij ekstrem dhe rregullin e shtruar në jetën e përditshme.
- Illuminati i Bavarisë – Krijuar në vitin 1776 nga Johan Vajshop, ky urdhër kishte si synim transformimin e institucioneve dhe ndikimin në elitë për të formuar “një njeri më të mirë”.
- Vëllazëria e Dashurisë së Përjetshme – Sekt i pazakontë i viteve ’60, që kombinonte spiritualitetin lindor dhe kulturën hippie, me praktika të kontestuara si përdorimi i LSD-së dhe financim përmes kanabisit.
- Elks – Fillimisht një shoqëri sekrete antiproibicioniste në Shtetet e Bashkuara, që më vonë u transformua në një organizatë filantropike me anëtarë të famshëm, përfshirë presidentë amerikanë si Ajznhauer, Harri Truman dhe Xhon Kenedi.
- Cicada 3301 – Enigma më e njohur e internetit modern, krijuar në vitin 2012, e njohur për shpërndarjen e enigmasve komplekse dhe rekrutimin e ekspertëve të sigurisë kibernetike.
Ekspertët theksojnë se këto shoqëri, pavarësisht nga realiteti apo mitizimi rreth tyre, ofrojnë një pasqyrë mbi dëshirën njerëzore për sekret, pushtet dhe njohuri të fshehtë, duke ushqyer imagjinatën dhe debatet kulturore edhe në kohët moderne.













