Hollywood në zi, ndahet nga jeta aktori legjendar Chuck Norris

SHBA- Artisti i famshëm i arteve marciale dhe aktori në filma si “The Delta Force” dhe “Missing in Action”, Chuck Norris ka ndërrur jetë. TMZ raporton se, ai u shua të enjten në mëngjes në Hawaii. Sipas medias, ishin familjarët ata që konfirmuan lajmin e hidhur.

Familja thekson se ai jetoi me besim, disiplinë dhe përkushtim ndaj njerëzve që donte, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën. Ndërsa shprehin dhimbjen për humbjen, familjarët kërkojnë respektimin e privatësisë në këtë moment të vështirë dhe falënderojnë publikun për mbështetjen dhe dashurinë ndaj tij.

“Me zemër të thyer familja jonë ndan lajmin e papritur për ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes. Ndërsa do të donim t’i mbanim rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ishte në paqe.”, njofton familja e tij.

Chuck u shtrua në spital ose të mërkurën, në mënyrë të papritur, teksa familjarët theksuan se ai kishte qenë duke u stërvitur dhe ishte në një humor të mirë. Norris kishte një rrip të zi në disa arte marciale. Ai mori një yll në Hollywood Walk of Fame në vitin 1989 dhe u bë një rojtar i vërtetë i Teksasit në vitin 2010.