Superiorja/ Java e 29-të në tri ditë – do të luhet për “Final 4” dhe mbijetesë!

TIRANE – Java e 29-të e kampionatit të Superiores do të hapet me përballjen mes Elbasanit dhe Egnatias, një duel që ka prodhuar rivalitet dhe spektakël në tre sfidat e mëparshme të këtij sezoni. Ndeshja do të luhet të premten, në “Elbasan Arena”, në ora 19:00.

Edhe e shtuna sjell përballje të rëndësishme. Bylis do të përballet me Flamurtarin në një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë maksimumin e pikëve. Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 15:00, në stadiumin “Adush Muça”.

Vllaznia kryesuese do të presë në “Loro Boriçi” Dinamo City-n, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën në “Niko Dovana”. Të dyja këto sfida do të luhen në ora 18:00.

Java do të mbyllet të dielën, më 22 mars, me ndeshjen mes Tiranës dhe Vorës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ora 15:00.

Ja kalendaari i ndeshjeve të javës së 29-të: