BallinaAktualitet69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat...

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se ka pak gjasa që të gjendet i gjallë

Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi i sotëm në Elbasan vijojnë, në terren ka mbërritur edhe Komandanti i Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, Kolonel Hajdar Gurra.

Komandanti Gurra tha se nga kamerat termike që janë përdorur gjatë kërkimeve, ka pak gjasa që 69-vjeçari të gjendet i gjallë

“Në terren janë dy ekipe kërkim shpëtimi, 16 persona me të gjitha mjetet e nevojshme.

Operacioni paraqet rrezikshmëri shumë të lartë pasi godina është tërësisht e shkatërruar.

Do të vijojmë kërkimet deri në fund duke ruajtur të gjithë parametrat e sigurisë për punonjësit tanë.

Nga kamerat termike që kemi përdorur, ka shumë pak gjasa që 69 vjeçari Hamit Ibro të gjendet i gjallë.

Jemi duke kërkuar në pjesën e godinës ku sipas informacioneve të familjarëve dhe strukturave vendore, mendohet të ketë qenë personi”, u shpreh Gurra.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular