TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku një person është qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërkohë që ishte në lëvizje me automjetin e tij. Viktima është Ismet Habili, 46 vjeç dhe është qëlluar në lëvizje.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, 46-vjeçarin pa shenja jete. Sipas policisë, ai dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
