BallinaAktualitetShiste kuti me lëndë plasëse për protestën, arrestohet 24-vjeçari, kishte mbi 40...

Shiste kuti me lëndë plasëse për protestën, arrestohet 24-vjeçari, kishte mbi 40 mijë euro materiale, ku i gjeti paratë?!

Një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike, që sipas Policisë dyshohet se furnizonte personat e maskuar dhe të dhunshëm në protestat e ditëve të fundit në Tiranë, është zbuluar në banesën e një 24-vjeçari.

Në kuadër të operacionit “Fireworks”, Policia arrestoi shtetasin E.R., 24 vjeç, ndërsa në katin e parë të banesës së tij në rrugën “Jargavani” u gjetën dhe sekuestruan 344 kuti me lëndë piroteknike, me një vlerë të deklaruar prej rreth 40 mijë eurosh.

Sipas Policisë, dyshohet se 24-vjeçari ua shiste këto materiale personave të maskuar që janë përfshirë në aktet e dhunshme gjatë protestave të tri ditëve të fundit.

Por zbulimi ngre edhe një tjetër pyetje që tashmë duhet të jetë pjesë e hetimit: si arriti një 24-vjeçar të dispononte një stok piroteknikësh me vlerë rreth 40 mijë euro dhe nga vinte financimi i tij?

Vlera e sekuestruar nuk do të thotë domosdoshmërisht se i riu ka paguar personalisht 40 mijë euro për mallin. Materialet mund të jenë blerë me çmim shumice, me kredi tregtare apo të jenë financuar nga persona të tjerë. Pikërisht për këtë arsye hetimi duhet të zbardhë jo vetëm shitjen, por edhe origjinën e mallit, mënyrën e kontrabandimit, burimin e parave dhe personat që qëndrojnë pas furnizimit.

Policia njofton se po vijon kontrollet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Nëse provohet se kjo sasi ishte siguruar posaçërisht për t’u shpërndarë gjatë protestave, atëherë çështja nuk mbetet më vetëm te një 24-vjeçar me fishekzjarre në banesë.

Pyetja bëhet shumë më e madhe:

Kush po furnizon me mjete piroteknike grupet e dhunshme dhe kush po paguan faturën?

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments