BallinaAktualitetHumb jetën drejtuesi pas përmbysjes së një mjeti bujqësor në Dushk

Humb jetën drejtuesi pas përmbysjes së një mjeti bujqësor në Dushk

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Dushk, në vendin e njohur si “Rruga e Rezervuarit”.

Sipas informacionit paraprak, një mjet bujqësor tip Zetor me rimorkio, i drejtuar nga shtetasi Hekuran Riza Xhelo, i datëlindjes 16 korrik 1955, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke u përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments