BallinaBotaSulm me armë në një shkollë në Turqi, viktima dhe të plagosur

Sulm me armë në një shkollë në Turqi, viktima dhe të plagosur

Një sulm me armë zjarri ka tronditur jugun e Turqisë, ku të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Aysel Çalik”, në lagjen Onikishubat të qytetit Kahramanmarash, duke vënë në alarm forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Guvernatori i qytetit, Mykerrem Ynlyer, konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Sipas informacioneve paraprake, autori fillimisht ka qëlluar në ajër në oborrin e shkollës, përpara se të hynte në ndërtesë dhe të hapte zjarr ndaj personave të pranishëm.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë pas njoftimeve në linjën 112, duke transportuar të plagosurit në spital, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan zonën.

Deri më tani nuk janë bërë publike identiteti i autorit dhe numri i saktë i viktimave, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments