BallinaKryesoreKuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal me 85 vota pro, opozita kundër

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal me 85 vota pro, opozita kundër

Dekriminalizohet shpifja për gazetarët sipas rekomandimeve të BE-së; ashpërsohen dënimet për shkelje të tjera penale

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar, pas rreth 18 orësh diskutimesh në seancë plenare, ndryshimet në Kodin Penal. Projektligji u votua me 85 vota pro, ndërsa opozita votoi kundër.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme ka të bëjë me dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, në përputhje me udhëzimet e Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Eduard Lamallari, u shpreh se këto ndryshime kanë marrë edhe vlerësimin pozitiv të institucioneve europiane.

Ligji i ri parashikon gjithashtu masa shtesë për mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve, duke dënuar penalisht kërcënimin apo dhunën ndaj tyre për shkak të ushtrimit të profesionit.

Ndër ndryshimet e tjera të miratuara, Kodi Penal parashikon dënim me burg deri në 1 vit për parkimin e dyfishtë, si dhe ashpërsim të ndëshkimeve për ndërtimet e paligjshme dhe zjarrvënien.

Mazhoranca argumentoi se ndryshimet synojnë forcimin e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa opozita i kundërshtoi ato, duke i cilësuar si masa represive dhe të paargumentuara.

Ligji pritet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments