BallinaAktualitetNjëri rrëzohet nga biçikleta e tjetri nga mjeti bujqësor, dy ngjarje aksidentale...

Njëri rrëzohet nga biçikleta e tjetri nga mjeti bujqësor, dy ngjarje aksidentale me dy të lënduar në Elbasan

U referuan materialet në Prokurori për dy ngjarje aksidentale, pas dëmtimeve të konstatuara dje:

V. B., 31 vjeç, dyshohet se duke lëvizur me biçikletë në gjendje të dehur në aksin “Muriqan-Cërrik”, është rrëzuar, duke pësuar dëmtime. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

V. Gj., 65 vjeç, dyshohet se në fshatin Seferan është rrëzuar aksidentalisht nga mjeti bujqësor, duke u dëmtuar. Edhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments