BallinaAktualitetPo ndiqeshin nga policia në Bolonja, të rinjtë shqiptarë përplasen me shtyllën....

Po ndiqeshin nga policia në Bolonja, të rinjtë shqiptarë përplasen me shtyllën. Ndërron jetë njëri prej tyre

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Bolonja të Italisë, ndërsa një 19-vjeçar tjetër, po shqiptar, është plagosur.

Dy të rinjtë po tentonin t’i iknin policisë me një makinë të vjedhur, por arratisja e tyre përfundoi në tragjedi.

Automjeti tip Audi, që rezultoi i vjedhur, u përplas dhunshëm me një shtyllë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinjtë po i iknin policisë, e cila i ndaloi në një semafor për kontroll.

Por kur semafori u ndez jeshil, ata u larguan me shpejtësi me makinë.

Shoferi ishte 19-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit në kryqëzimin Via Murri dhe Via dei Lamponi për shkak të shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me shtyllën dhe më pas me disa makina të tjera të parkuara.

Policia vendase tha se e humbi nga sytë automjetin, i cili po udhëtonte me mbi 200 km/orë, dhe më vonë e pikasën të aksidentuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments